STAFI I TOKAS U TRAJNUA NË METODAT E REJA TË EDUKIMIT JO-FORMAL NË ITALI!

Jemi shumë krenar me kolegët tanë të cilët javën e kaluar ishin pjesë e shkëmbimit-rinor në qytetin e Orvietos në Itali ku u trajnuan në metoda të reja të edukimit jo-formal!

Më saktësisht, ata u trajnuan të përdorin metodën e teatrit si mjet psikologjik për shprehjen e ndjenjave, njohjen e vetes dhe zhvillimin e shkathtësive të komunikimit dhe bashkëpunimit tek të rinjtë.

Ata po ashtu morën pjesë në punëtori të ndryshme edukative dhe u aftësuan të udhëheqin aktivitete të ndryshme edukative si puna me argjilë, gatimi, riciklimi dhe ripërdorimi i ushqimit, ujit dhe druve.

//Faleminderit Shoqatës Artemide, organizatës europiane Erasmus+ si dhe Agjensionit Kombëtar të Rinisë në Itali që mundësuan pjesëmarrjen e stafit tonë në këtë shkëmbin-rinor dhe trajnim!