TOKA PO VAZHDON BASHKËPUNIMIN ZYRTAR ME MINISTRIN E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË!

Drejtoresha jonë Jehona Gjurgjeala dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi dje kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit të radhës.

Përmes këtij Memorandumi janë definuar detajet për bashkëpunim e TOKAs me Ministrinë në programet përmes së cilave do të punojmë në zhvillimin e shkathtësive të mësimdhënësve në Kosovë, si dhe programit edukativ për përkrahjen e prindërve (të fëmijëve 0-2 vjet). Programe të cila, përmes punës me mësimdhënës dhe prindër synojnë fuqizimin dhe edukimin e fëmijëve dhe nxënësve në Kosovë.