TOKA MBAJTI NJË MBRËMJE BAMIRËSIE NË PARIS!

Aty ishte prezent miku jonë Dr. Bernard Kouchner (Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë viteve 1999-2001), si dhe Ambasadori i Kosovës në Francë z. Qëndrim R. Gashi, së bashku me rreth 50 miq nga Franca të cilët mësuan për rininë e Kosovës dhe mënyrat e ndryshme se si ata mund të kontribuojnë në përmirësimin e edukimit të rinisë në Kosovë.

Në mbrëmje kishte një ankand të librave dhe veprave artistike e artizanale të krijuesëve Kosovarë, përmes së cilave artistët, kreatorët e sportistët e Kosovës po përkrahin edukimin e rinisë në Kosovë.

Mbrëmja u përmbyll me zërin e bukur të këngëtares së re por shumë të talentuar Erza Muqolli e cila ka qenë finalistja e emisionit të famshmëm “Franca ka talent”.

Në javët e ardhshme do të kuptojmë se sa do të arrij shuma totale e donacioneve që do të pranojmë si rezultat i kësaj mbrëmje bamirësie.

Falemnderit përzemërsisht të gjithë përkrahësit e TOKAs dhe kësaj mbrëmjeje!