SUPER-VULLNETARËT TANË PJESË E PAZARIT TË HAPUR!

Super-Vullnetarët e TOKAs ishin pjesë e Flea Market (pazar i hapur) në Termokiss!

Javën e kaluar, grupi i Super-Vullnetarëve së bashku me Super-Mentoren e tyre Renea mblodhën rroba të tyre të cilat i kanë shitur me çmime modeste. Parat e mbledhura do t’i shfrytëzojnë për të ndihmuar të moshuarit e Kosovës.

Faleminderit Super-Vullnetarëve që po ndihmojnë komunitetin e tyre dhe të gjithë qytetarëve të cilët kontribuan me blerjet.

Na ndiqni në projektet e radhës të Super-Vullnetarëve tanë.