KAMPISTËT TONË REALIZUAN ME SUKSES PROJEKTET VULLNETARE NË SHKOLLËN E MESME "DARDANIA" TË HANIT TË ELEZIT!

Këtë herë kampi i “Super-Vullnetarëve” kishte në fokus Hanin e Elezit, ku 40 të rinj vendas ndërtuan këndin e leximit, vizatuan murale, vendosën thënie motivuese në shkallët e shkollës si dhe vendosën shportat për riciklim dhe i vendosën ato në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit.

Kampistët përveç argëtimit dhe socializimit zhvilluan shkathtësitë e punës me dru, ngjyrosjes, planifikimit dhe bashkëpunimit, të gjitha këto duke kontribuar për shoqëri.

//Ky kamp u financua nga kompania Sharrcem si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës.