U PËRMBYLL ME SUKSES "TOK ME TOKËN" NË KLAN KOSOVA!

Po e përmbyllim emisionin “TOK ME TOKËN” me stafin e TOKAs!

Këtë radhë në studiot e programit të mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova ishin pjesëmarrës stafi ynë.

Ata së bashku me edukatoren e TOKAs demonstruan aktivitetin “Dekoro Pemën e Vitit të Ri” si dhe garuan në lojën një minutë për të fituar me aktivitetin “Fluskat”.

Falenderojmë ekipin tonë për pjesëmarrje dhe i përgëzojmë për punën e palodhshme.