FILLON PROJEKTI I RI ME TË RINJTË E KAÇANIKUT, HANIT TË ELEZIT, GJILANIT DHE VITISË!

Jemi të gëzuar që do të fillojmë projektin tonë të ri me të rinjtë e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Gjilanit dhe Vitisë me përkrahjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo!

Gjatë këtij projekti 1 vjeçar do të punojmë me më shumë se 100 të rinjë nga këto katër komuna, duke pasur qëllim kryesor zhvillimin e shkathtësive të tyre të komunikimit, bashkëpunimit, udhëheqjes, të menduarit kritik dhe qytetarisë aktive.

Këto shkathtësi janë thelbësore që këta të rinjë të zhvillojnë resiliencën dhe të aftësohen të marrin vendime për veten e tyre, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.