TRAJNIMI VLERËSUES I STAFIT TË PROJEKTIT "T'I FUQIZOJMË VAJZAT" PËRFUNDOI ME SUKSES!

Takimi përmbyllës me trajnerët në zyret e TOKA-s shënoi përmbylljen e fazës përgatitore të projektit “T’i fuqizojmë vajzat”.

Nga 300 aplikantë, u zgjodhën 9 trajnerë të cilët do të mbështesin zhvillimin e shkathtësive të vajzave të shkollave të mesme të zonave rurale si Drenas, Suharekë, Fushë Kosovë, Lipjan e Shalë.

Falemnderit të gjithë atyre që treguan interesim për pozitat e trajnerëve dhe udhëheqësve të ekipit. Ju urojmë suksese në të ardhmen!