USAID DHE ATRC VIZITUAN ZYRET TONA!

Jemi shumë të kënaqur që mirëpritëm përfaqësues të zyrës së USAID-it në Kosovë, si dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim, për të diskutuar në lidhje me punën që bëjmë dhe mbështetjen e tyre ndaj projektit "Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!".

Përmes këtij projekti 1 vjeçar, do të punojmë me më shumë se 100 të rinjë nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia, në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, bashkëpunimit, udhëheqjes, të menduarit kritik, reziliencës dhe qytetarisë aktive tek këta të rinj.

Faleminderit USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center - ATRC për përkrahjen e zhvillimit të shkathtësive të rinisë kosovare!