SUPER-VULLNETARËT ORGANIZOJNË MBRËMJE BAMIRËSIE!

Grupi i Super-Vullnetarëve <Helping Hands of Prishtina> ju fton këtë mbrëmje në orën 18:00-20:00 në Koncert Bamirësie në Termokiss, Prishtinë.

Me fondet e mbledhura, Super-Vullnetarët do të ndërtojnë një dollap të cilin do ta mbushin me lodra, libra, fletore dhe ngjyra.

Dollapin me materiale do t'ia dhurojnë Repartit të Pediatrisë në spitalin tonë të shtetit – QKUK, që fëmijët e sëmurë të shtrirë në spital të kenë mjete për të mësuar dhe për t'u argëtuar gjatë qëndrimit në spital.

Ejani të kalojmë dy orë të bukura së bashku mes muzikës dhe njerëzve të mirë duke bërë kështu një ndryshim të vogël por pozitiv për fëmijët tanë.