"T'I FUQIZOJMË VAJZAT!" PËRGATIT VAJZAT PËR TREGUN E PUNËS!

Përmes projektit “T’i fuqizojmë vajzat!” ne kemi trajnuar më shumë se 400 vajza adoleshente të zonave rurale të Kosovës që të zhvillojnë shkathtësi të reja të buta të cilat ju rrisin atyre gjasat që të kërkojnë dhe gjejnë punat që ato dëshirojnë.

“T’i fuqizojmë vajzat!” është program trajnues i cili realizohet pas mësimit shkollor për vajzat e klasave 9 deri 11 nga zonat rurale të Kosovës, më saktësisht nga zonat rurale të Drenasit, Suharekës, Fushë Kosovës, Lipjanit and Shalës.

Ky program është përpiluar ashtu që pas trajnimit 3-mujor pjesëmarrëset të zhvillojnë shkathtësi të reja të buta, të përjetojnë rritje të vetbesimit si dhe të pranojnë këshillim për orientim në karrierë.

Projekti ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe reziliencës nga presioni i shoqërisë si dhe mbylljen e hendekut që i parandalon këto vajza të maksimizojnë mundësitë e tyre në tregun e punës por edhe përgjithësisht në shoqëri.

//Falemnderit përkrahësit tonë kyç të projektit – Fondacionit të Mileniumit në Kosovë (Millennium Foundation Kosovo), si dhe partnerit tonë implementues – Sogody.