PROJEKTI "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" KA FILLUAR!

Programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!” synon fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia.

Gjatë dy javëve të kaluara, të rinjtë pjesëmarrës u njoftuan me programin dhe njëri-tjetrin, zhvilluan shkathësitë e komunikimit ndërpersonal, realizuan aktivitete energji-dhënëse dhe aktivitete për të ndërtuar ekipin.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC– ATRC dhe USAID Kosovo.