PROGRAMI "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" PO VAZHDON FUQISHËM!

Programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!” ka për qëllim të fuqizojë mbi 100 të rinjë nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia.

Javën e kaluar, pjesëmarrësit diskutuan mbi mendimin kritik dhe realizuan aktivitete për zhvillimin e të menduarit kritik.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRCdhe USAID Kosovo.