AMBASADORI NORVEGJEZ NË KOSOVË VIZITON KAMPIN E SUPER-VULLNETARËVE!

Falemnderit z. Per Strand Sjaastad, Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, për vizitën dhe bashkëbisedën e tij motivuese me Super-Vullnetarët në kamp!

Ambasadori ishte pjesë e kampit të Super-Vullnetarëve ku kaloi një paradite duke bashkëbiseduar me kampistët për mundësitë dhe sfidat kur përcaktohemi për profesione, si dhe u njoftua me projektet vullnetare që ata realizuan gjatë kampit.