SUPER-VULLNETARËT KONTRIBOJNË NË REPARTIN PEDIATRIK TË QKUK-SË!

Grupi i Super-Vullnetarëve <Helping Hands of Prishtina>, i cili mentorohet nga Rrezja dhe Halidja, kanë punuar në ndërtimin një dollapit që është pjesë e projektit të tyre të parë vullnetar.

Grupi do të blejë lodra dhe materiale shkollore (sikur fletore, libra me ngjyra, ngjyra) për ta mbushur dollapin dhe t'ia dhurojnë Repartit të Pediatrisë në QKUK që të rinjtë që mjekohen aty të kalojnë kohë më lehtë duke mësuar dhe u argëtuar!

Super-Vullnetarët ndjehen tejet të lumtur që do të kontribuojnë në këtë repart duke bërë kështu një ndryshim të vogël, por shumë pozitiv për fëmijët tanë!