KAMPI I SUPER-VULLNETARËVE PËRFUNDOI ME SUKSES!

Të rinj nga e gjithë Kosova u argëtuan me aktivitete të ndryshme edukative, përfunduan projektet e punës vullnetare me dru, si dhe takuan Ambasadorin Norvegjez në Kosovë i cili u dha atyre këshilla për jetë dhe karrierë.

Kampistët mësuan gjëra të reja, krijuan shoqëri dhe së fundmi, ndërtuan lojëra prej druri me të cilat pasuruan Qendrën Rekreative të parkut të Gërmisë.

Qëllimi i këtij kampi ishte zhvillmi i shkathtësive si të menduarit kritik, planifikimi, komunikimi e bashkëpunimi te të rinjtë e Kosovës, si dhe përfshirja e tyre në kontributin ndaj komunitetit.

//Realizimi i këtij kampi mbështetet nga "Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën", financiuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Kampi poashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës.