SUPER-VULLNETARËT KRIJOJNË KËND LEXIMI PËR SHKOLLËN E TYRE!

Grupi i Super-Vullnetarëve <Zenit> organizuan aktivitete të ndryshme në Sheshet “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ky grup i Super-Vullnetarëve përgatitën aktivitete të ndryshme, si: dramë, poezi, monolog, muzikë, valle, si dhe sollën lloje të shumta ushqimesh.

Përmes këtyre aktiviteteve, bashkë me ndihmën e qytetarëve, grupi i Super Vullnetarëve kanë arritur të rrisin mjaftueshëm fonde për të krijuar një kënd të leximit në shkollën e tyre.

Ky grup i Super-Vullnetarëve janë në fazën finale të realizimit të projektit të tyre të parë të vullnetarizmit edukativ dhe mezi presim të shohim zhvillimin e këtij projekti!

//Falenderojmë nxënësit nga Shkolla Zenit për përkrahjen që u dhanë grupit të Super-Vullnetarëve.