APLIKO PËR T'U BËRË SUPER-ARSIMTAR/E!

PËR TË QENË PJESË E PROGRAMI TË SUPER-ARSIMTARËVE, JU DUHET TË
- jeni mësimdhënës/e i/e klasave 6 deri 12
- jeni në gadishmëri që ta ndiqni trajnimin 6 ditorë të Vullnetarizmit Edukativ nga TOKA (periudha: 24-29 gusht)
- keni një koleg/e mësimdhënës dhe të aplikoni të dy/dyja si bashkë-udhëheqës të programit duke plotësuar secili formën individualisht
- jeni në gjendje të mbani takime javore dhe të udhëheqni aktivitete edukative me një grup nxënësish në shkollën tuaj gjatë vitit akademik 2019-2020
- jeni të gatshëm të implementoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ gjatë vitit akademik 2019-2020

 

ÇKA PËRFITONI NGA KJO PËRVOJË?
- trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe vullnetarizmit edukativ
- mbështetje pedagogjike dhe teknike nga stafi i TOKA-s
- vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë
- fitimin e shkathtësive të reja në fascilitim, menaxhim dhe implementim të projekteve
- mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmi Edukativ

 

PËRZGJEDHJA?
Kandidatët e përzgjedhur në rradhën e parë do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në qershor.
Përzgjedhja e Super-Arsimtarëve do të bazohet në këto kritere:
- aplikimin në dyshe/çift i mësimdhënësve (mëposhtë duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni ta udhëheqni grupin tuaj)
- balanci qytet/fshat
- balanci gjinor
- mbështetja e mësimdhënënsve nga drejtori
- kualiteti i aplikimit

 

PYETJE?
Për informata shtesë konsultoni seksionin e web-faqes tonë për Vullnetarizmin Edukativ → http://toka-ks.org/Al/service-learning/ apo kontaktoni Naim Robellin në naim@toka-ks.org.

 

SHËNIM
- Afati i fundit për aplikim është me 25 maj, 2019!
- Pjesëmarrja në program ofrohet FALAS!
- Ju sugjerojmë të plotësoni këtë formë aplikimi nga kompjuteri.
- Poashtu, ju lusim që të plotësoni me kujdes informatat e kërkurara në vijim ↓

 

Afati i fundit për aplikim: 25 maj, 2019!