APLIKO PËR SUPER-MENTOR/E!

PËR TË QENË PJESË E PROGRAMI TË SUPER-MENTORËVE, JU DUHET TË
- jeni mbi 18 vjeç
- jeni të gatshëm ta ndiqni trajnimin 6 ditorë të Vullnetarizmit Edukativ nga TOKA (periudha: 24-29 gusht)
- keni një shok/shoqe apo koleg/e që aplikon bashkë me ju si bashkë-udhëheqës të programit
- jeni në gjendje të mbani takime javore dhe të udhëheqni aktivitete edukative me një grup të rinjësh të moshës 12-17 vjet gjatë vitit akademik 2019-2020
- jeni të gatshëm të implementoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ gjatë vitit akademik 2019-2020

 

ÇKA PËRFITONI NGA KJO PËRVOJË?
- zhvilloni shkathtësitë të nevojshme për punë, që përfshijnë: lidershipin, punën ekipore, të folurit në publik, fascilitimin, rrjetizimin, menaxhimin dhe implementimin e projekteve
- pranoni vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë
- fitoni mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmi Edukativ 

 

PËRZGJEDHJA?
Kandidatët e përzgjedhur në rradhën e parë do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në qershor.  
Përzgjedhja e Super-Mentorëve do të bazohet në këto kritere: 
- aplikimin në dyshe/çift (mëposhtë duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni ta udhëheqni grupin tuaj)
- balanci qytet/fshat
- balanci gjinor
- kualiteti i aplikimit

 

PYETJE?
Për informata shtesë konsultoni seksionin e web-faqes tonë për Vullnetarizmin Edukativ → http://toka-ks.org/Al/service-learning/ apo kontaktoni Naim Robellin në naim@toka-ks.org.

 

SHËNIM!
- Afati i fundit për aplikim është data 25 maj!
- Pjesëmarrja në program ofrohet FALAS!
- Ju sugjerojmë të plotësoni këtë formë aplikimi nga kompjuteri.
- Poashtu, ju lusim që të plotësoni me kujdes informatat e kërkurara në vijim ↓

 

Afati i fundit për aplkim: 25 maj 2019!