NESËR DO TË MBAHET KONFERENCA E PARË E VULLNETARIZMIT EDUKATIV NË KOSOVË!

Nesër do të mbahet Konferenca e Parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë, të organizuar nga TOKA, për të diskutuar për arritjet dhe sfidat e Vullnetarizmi Edukativ në Kosovë!

Do të jemi së bashku me shumë ekspertë lokal dhe ndërkombëtar të edukimit, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe Super-Mentorë, Super-Arsimtarë, Super-Drejtorë dhe Super-Vullnetarë nga e gjithë Kosova.

Deri më tani ne si TOKA kemi trajnuar rreth 40 mësimdhënës dhe mentorë nga e gjithë Kosova, të cilët udhëheqin grupe vullnetare në tetë komununa të Kosovës, duke realizuar projekte të cilat përmirësojnë komunitetet ku ata jetojnë.

Konferencën do ta përmbyllim me shpalljen e projektet më të suksesshme të vullnetarizmit në Kosovë!