SUPER VULLNETARËT MBLODHËN 100 EURO PER QENDRËN PSIKIATRIKE NË PRISHTINË!

Klubi i Super-Vullnetarëve <TEACH> ka arritur që përmes kampanjës “Qendra Psikiatrike për Fëmijë dhe Adoleshentë” të grumbullojë 1000 euro.

Me këtë shumë të parave, Super-Vullnetarët do të përkrahin stafin përkujdesës për fëmijë me materiale didaktike që do të pasurojnë vizitat mjekësore me dije dhe argëtim.

E gjithë kjo, ka për qëlim të ndihmojë gjendjen e fëmijëve të repartit, si dhe të rrisë efektivitetin e trajtimit të tyre mjekësor.

Super-Vullnetarët <TEACH> falenderojnë të gjithë personat me vullnet të mirë që kontribuan në ngrijten e fondeve!