TOKA VAZHDON TË BASHKËPUNOJË ME MINISTRINË E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT DHE USAID NË KOSOVË!

Sot kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe programin e USAID-it “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”.

Përmes marrëveshjes së mirëkuptimit do të mundësohet mbajtja e kampeve verore për nxënësit e shkollave të mesme të larta, me synim të zhvillimit të shkathtësive të tyre për jetë dhe punë.

//Shënim: Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.