U MBAJT KONFERENCA PËR FUQIZIMIN E VAJZAVE NGA ZONAT RURALE TË KOSOVËS!

Diten e shtunë, presidentja e 4-të e Kosovës Atifete Jahjaga, Drejtoresha ekzekutive e Organizatës TOKA Jehona Gjurgjeala, ndërmarrësja dhe Drejtoresha e Data Project Electronics Linda Shala, si dhe aktorja Adriana Matoshi, dhanë kontributin e tyre në konferencën e organizuar në kuadër të projektit “T’i fuqizojmë vajzat!”, duke shpalosur histori të jetëve të tyre dhe duke dhënë fjalimet e tyre motivuese për fuqizimin e vajzave.

//Falemnderit Millennium Foundation Kosovo për përkrahjen e projektit!