DREJTORJA EKZEKUTIVE E TOKA-S, JEHONA GJURGJEALA TAKOI PRESIDENTIN BILL CLINTON!

Me ftesën e ish-Presidentes Atifete Jahjaga, Drejtorja Ekzekutive e TOKA-s Jehona Gjurgjeala, takoi ish-Presidentin Amerikan, Bill Clinton.

Ata diskutuan për rëndësinë e edukimit, e cila është temë prioritare sipas Presidentit Clinton. Ai tregoi se si në kohën e tij si Guvernator i shtetit të Arkansas, kishe investuar në edukim, duke arritur që brenda një dekade të përmirësojë situatën e edukimit në këtë shtet. Nga fundi i tabelave të suksesit në SHBA, ku ndodhej shteti i Arkansas më parë, arriti të bëhej një ndër shtetet e para më të sukseshëm në edukim.

Përveç kësaj, Presidenti Clinton u interesua për mënyrat se si mund t'i ndihmojë shoqërisë civile në Kosovë, që Kosova të shkojë edhe më shpejtë përpara.

Faleminderit Presidentit Clinton takim inspirues, i cili na motivon që të punojmë edhe më shumë për edukimin e rinisë në Kosovë.