EDUKATORËT E PROGRAMIT TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV TAKOHEN PËR TË REFLEKTUAR MBI NJË VJET PUNË!

Gjatë mbledhjes së të shtunës, Super-Arsimtarët dhe Super-Mentorët rishikuan punën e tyre një vjeçare. Ata diskutuan sukseset dhe sfidat që ata hasën gjatë këtij rrugëtimi dhe ndikimi që këto patën në punën e tyre të mëtutjeshme. Sugjerimet që ata dhanë nga përvoja e tyre, do t’i shërbejnë gjeneratës së ardhshme në përmirësimin e rrjedhës së këtij programi.

//Faleminderit të gjithë Super-Arsimtarëve dhe Super-Mentorëve për vullnetin, punën dhe dedikimin e tyre.