SEMINAR - LARGONI FËMIJËT TUAJ NGA TELEFONI!

Teknika për një ekuilibër më të mirë familjar

• Fëmijët tuaj janë ngjitur në ekranet e tyre dhe ju luftojnë për t'i larguar ato?

• A doni që ata të përfitojnë nga teknologjitë e reja, POR në të njëjtën kohë doni t'i kufizoni rreziqet e tyre?

• Çfarë limiti duhet të vendosni dhe si t'i zbatoni ato?

Në këtë seminar, Anne Peymirat do t'ju propozojë disa teknika për të menaxhuar më mirë kohën e gjithë familja e kalon para ekraneve, dhe të gjejnë ekuilibrin e duhur në familje.

Anne Peymirat është autore i librave 'Unë nuk qaj më, nuk përsëris, unë menaxhoj!' dhe 'Ç'kyçni fëmijët tuaj.' Ajo është poashtu nënë e katër fëmijëve, të moshave 7 deri në 18 vjeç. E diplomuar nga HEC Paris, ajo së pari ka punuar për 15 vjet në Accenture dhe më pas u bë pasionante për prindërim. Ajo ndan ekspertizën e saj me kompani të mëdha franceze rreth temës së prindërimit (EDF, BNP Paribas, Total, Cetelem), dhe deri me tani i ka ndihmuar më shumë se 3.500 prindërve.

Anne Peymirat është poashtu anëtare e bordit të TOKAs.

Ky event organizohet në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Prishtinë.

Data: enjte, 25 korrik 2019

Koha: 17.30-18.30

Vendi: Alliance Française de Pristina - Aleanca Franceze në Prishtinë, Rruga Lah Nimani 15, Prishtinë https://goo.gl/maps/V8YfBgMN8U5cakQg8

Për të marrë pjesë në këtë event (falas), ju lutemi regjistrohuni këtu: