DREJTORJA E TOKA-S JEHONA GJURGJEALA, NË VIZITË STUDIMORE PËR VULLNETARIZMIN EDUKATIV NË ARGJENTINË!

Drejtorja e TOKA-s Jehona Gjurgjeala, ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, në një vizitë studimore rreth Vullnetarizmit Edukativ.

TOKA, së bashku me Forum MNE, nga Mali i Zi dhe MIOS nga Bosnja e Herzegovina, janë takuar me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të Argjentinës, për të mësuar rreth Çmimit Presidencial për Vullnetarizëm Edukativ në Argjentinë. Kjo Ministri për më shumë se 20 vjet shpërblen shkollat më invovative dhe proaktive në Argjentinë, që realizojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ. Deri tani, mbi 2.6 milion nxënes dhe 20 mijë shkolla kanë marrë pjesë në Garën vjetore të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ.

Këtë model, TOKA si pjesë e rrjetit të organizatave të Vullnetarizmit Edukativ në Evropën Qendrore dhe Lindore, po e shqyrton që ta implementojë edhe në rajonin tonë.