KOSOVA BËHET ME 28 QYTETARË TË RINJ AKTIV NGA VIKENDI I TRAJNIMIT QË MBAJTËM!

Mbajtëm trajnim mbi qytetarinë aktive për rini nga vendet e ndryshme të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit zhvilluan shkathtësi të ndryshme, nga të cilat mund të përmendim: aftësinë e vendimmarrjes, ndjesinë e shtuar të përgjegjësisë individuale dhe kolektive, qytetarinë aktive, njohurinë e shtuar për komunitetet lokale dhe globale, aftësinë për të planifikuar dhe zbatuar një projekt të punës vullnetare, teknikat e rekrutimit dhe të angazhimit të të rinjve të tjerë, si dhe mënyra të shëndetshme dhe efektive të zgjidhjes së problemeve në komunitetin e tyre.

Pas këtij trajnimi, të rinjtë e trajnuar do të vazhdojnë me hapat e ardhshëm, duke nisur nga formimi i klubit vullnetar.

Presim të shohim zhvillimin e projekteve të tyre me shumë entuziazëm!