ISH-PJESËMARRËSI I PROGRAMIT TË TOKA-S, TANI LIDER I GRUPIT VULLNETAR!

Mirënjohja e pjesëmarrësve është pjesa më e bukur e projekteve tona!

Eron Bruti, 16 vjeçar nga Kaçaniku, u shpreh për eksperiencën e tij si pjesëmarrës i projektit "Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!" kështu:

"Pjesëmarrja ime në projektin e TOKA-s është shumë e vlefshme për mua, pasi nuk ka mjaft organizata që bëjnë këso lloj aktivitetesh në qytetin tim. Ndjej se kam ndryshuar shumë këta muaj. E vërej se jam më mendje hapur, kreativ dhe më i dhënë pas aktiviteteve pas-mësimore. Kjo më ka motivuar të punoj për të përmirësuar vetveten, e çka është më e rëndësishme, komunitetin tim. Prandaj, falenderoj TOKA-n që më ndihmoi të ndërroj veten dhe komunitetin tim për të mirë!

Tani, Eroni drejton klubin e vet të Qytetarëve aktiv në Kaçanik!

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo.