GRUPET E QYTETARËVE TANË AKTIV LIDHEN PËRMES AKTIVITETEVE EKIPORE!

Grupet vullnetare nga trajnimi mbi qytetarinë aktive u kënaqën gjatë takimit të tyre të dytë!

Javën që shkoi, grupet vullnetare të Kaçanikut, Hanit të Elezit, Gjilanit dhe Vitisë u takuan për të zhvilluar aktivitete energjidhënëse, si dhe lojëra të cilat sjellin anëtarët e grupit më afër njëri tjetrit dhe motivojnë përfshirjen e secilit në grup.

Jemi entuziast të ndjekim takimet e tyre të rradhës!

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo.