TRAJNUAM STUDENT NË SHQIPËRI, NË KUADËR TË PROJEKTIT S.T.A.R(SPORT, TALENT, AFTËSI, RINI)!

Me ftesën e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, trajnuam studentë të sportit për metodat e edukimit interaktiv, në kuadër të projektit S.T.A.R (Sport, Talent, Aftësi, Rini).

Këta studentë nga Tirana, Shkodra dhe Elbasani së shpejti do të zhvillojnë orë sporti me nxënës të shkollave të mesme në zonat rurale të Shqipërisë.

Synimi i tyre është afër zemrës tonë; t'i japin shansën nxënësve nga zonat më të varfëra ta zbulojnë dhe zhvillojnë një talent që ndoshta nuk e kanë ditur se e kanë!