NISËM PROJEKTIN "KULTURË PËR NDRYSHIM"!

Shënuam fillimin e projektit “Kultura për ndryshuesit e rinj” me nënshkrimin e Memorandumeve të mirëkuptimit!

Kjo u bë që Super-Vullnetarët e projektit tonë të Vullnetarizmit edukativ të përfitojnë nga vizitat kulturore të përmuajshme nëpër institucione kulturore të Kosovës, duke mësuar më shumë për artin dhe kuturën.

Drejtorja e TOKA-s Jehona Gjurgjeala nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me Drejtorin e Teatrit kombëtar Agim Sopin, Drejtoren e Galerisë Kombëtare Arta Bunjaku Aganin, Ushtruesen e detyrës së drejtores së Muzeut Kombëtar Alisa Gojani dhe Drejtorin e Filharmonisë së Kosovës Baki Jasharin.

//Faleminderit institucioneve të lartpërmendura për bashkëpunim!