TOKA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE AFATGJATË ME ZYRËN E BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË!

Për herë të parë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë me OJQ vendore dhe jemi krenar të jemi një ndër to!

Nga 23 OJQ që dorëzuan planin e tyre strategjik, TOKA u zgjodh së bashku me tetë organizata që veprojnë në vend.

Jemi entuziast që të vazhdojmë të bëjmë përmirësime në sistemin e edukimit dhe rininë tonë gjatë katër viteve të ardhshme!