APLIKO PËR KAMPIN PËR KULTURË! (MBYLLUR)

Ky aplikacion është i hapur VETËM për Super-Vullnetarët nga të gjitha 23 klubet e Super-Vullnetarëve.

Informata mbi "Kampin për Kulturë"

Datat e kampit: 09-14 prill 2020

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë - Kosovë

I hapur për: 13-16 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Informata rreth kampit:

Kampi për Kulturë është kamp gjashtë-ditor i cili sjell së bashku 40 Super-Vullnetarë nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. Gjatë këtij kampi do të zhvilloni shkathtësitë personale, të punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Në thelb të këtij kampi është zhvillimi i liderëve të rinj dhe kontribuimi në komunitet përmes projekteve vullnetare kulturore.

Për më tepër, Super-Vullnetarët do të ndërtojnë shkathtësi në këto fusha:

- Film-bërje,
- Shkrim dhe performim i këngëve,
- Përgatitje dhe shfaqje teatrale,
- Zhvillim i një ekspozite fotografie.

Për të marrë pjesë, APLIKONI duke klikuar këtu.

Aplikimi është i hapur deri më 25 mars 2020 dhe është i hapur VETËM për Super-Vullnetarët nga të gjitha 23 klubet e Super-Vullnetarëve!

Shënim: Ju lutemi lexoni të gjitha informatat si Pyetjet më të shpeshta lidhur me kampet me kujdes! Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Afati i fundit për aplikim: 25 mars 2020!