KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT- KËRKESË PËR OFERTË 07/2020


KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT-  KËRKESË PËR OFERTË

 

Numri i referencës: 07/2020

 

AUTORITETI KONTRAKTUES: ORGANIZATA KOSOVARE PËR TALENT DHE ARSIM - (TOKA) e financuar nga donatorët vendas dhe ndërkombëtarë.

 

Organizata Kosovare per Talent dhe Arsim TOKA është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh që përkthimi do të jetë i nevojshëm gjatë këtij viti, TOKA fton kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar shërbime të përkthimit për nevoja të TOKA-s.


 

TOKA është një organizatë jo-fitimprurës e regjistruar në Kosovë me nr. Të regjistrimit 5200286-9 me misionin e saj për të përshpejtuar ndryshimet shoqërore në Kosovë duke investuar në rininë e saj. Përmes programeve arsimore joformale dhe programeve të service learning, ne i ndihmojmë të rinjtë të bëhen të pajisur dhe të motivuar për tu bërë agjentë të ndryshimeve pozitive sociale.

 

Titulli i kontratës: Sherbime të përkthimit për nevojat e TOKA

Data: 17 Mars 2020

Afati i fundit për aplikim: 25 Mars 2020

Vendi: Prishtinë, Kosovë

Emri i autoritetit kontraktues: Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim - TOKA

Adresa: rr. Meto Bajraktari, 4-1, 10000 Prishtina, Kosova

 

Specifikat e shërbimeve të përkthimit.

Kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin për pjesëmarrje dhe kërkesën për dosjen e plotë për ofertim në bazë të të dhënave të mëposhtme:

 

Titulli: Shpreshje interesi për Shërbime të përkthimit

Email: procurement@toka-ks.org

 

Pyetjet: Pyetjet në lidhje me kërkesat teknike apo teknike te kësaj Kërkesë për Ofertë, mund të bëhen vetëm në formë elektronike në granit@toka-ks.org.

 

Afati i dorëzimit të Ofertave:  Ofertuesit do duhet të dorëzojnë ofertat në email adresën e paraqitur më poshtë,  para ose me datën 25 Mars 2020, ora 17.00. Ofertat e pranuara pas datës dhe kohës së cekur do të refuzohen.

 

Email: procurement@toka-ks.org