Ekipi i TOKAs po praktikon distancimin social dhe izolimin në shtëpi duke punuar prej shtëpisë!

Në këto ditë të izolimit, ne e dimë se është ndonjëherë e vështirë të besojmë të gjitha informatat që i marrim nga rrjetet sociale.

Për informim të saktë mbi situatën e COVID-19 në Kosovë dhe në botë, ne ju rekomandojmë që t’i përcjellni këto burime të besueshme: 

- IKShPK – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së Kosovës - http://niph-rks.org 

- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës- https://covid19-rks.net/ - Organizata Botërore e Shëndetësisë - https://www.who.int

- ECDC - Qendra Europiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve https://www.ecdc.europa.eu/en 

Për më shumë, edhe ekipi i TOKAs po praktikon distancimin social dhe izolimin në shtëpi duke punuar prej shtëpisë. Ju rekomandojmë që edhe ju t’i përcjellni rekomandimet e institucioneve përkatëse dhe të qëndroni sa më shumë në shtëpitë e juaja. Duke qëndruar në shtëpi, ne kujdesemi jo vetëm për veten tonë, por edhe për të tjerët të cilët mund të jenë më në rrezik nga kjo sëmundje. Në ditët në vijim, TOKA do të ofrojë mundësi të aktiviteteve që mund të bëhen në shtëpi e që zhvillojnë shkathtësi të nevojshme për fëmijë e të rinj.

Na ndiqni nga shtëpitë e juaja!