TOKA ka pregaditur programe ditore për fëmijët tuaj!

Prindër të dashur, TOKA po mendon edhe për ju!

 

Janë bërë disa javë prej se fëmijët tuaj po qëndrojnë në shtëpi, e ndërkohë numrat infektimeve në vend vetëm sa po shtohen. Mësimi elektronik ka filluar, aktivitetet online janë duke u zhvilluar gjithandej dhe dita e fëmijës suaj ka nevojë për pak strukturë dhe orar.

Pikërisht këtë jemi munduar ta bëjmë duke zhvilluar këtë agjendë të një dite të zakonshme në shtëpi, të cilën ju dhe fëmija juaj mund ta përdorni për çdo ditë. Në të do të gjeni orarin e aktiviteteve kryesore të cilat sigurojnë se fëmija juaj po bën gjumin e duhur, po ndihmon në shtëpi, po shkollohet dhe po mëson, si dhe po argëtohet duke shpenzuar kohën e tij/saj në mënyrë sa më produktive.

Ne kemi realizuar 9 agjenda të ndryshme, që mund të përdoren nga ju për fëmijët nga klasa 1 deri në klasën 9, duke përfshirë këtu edhe orarin e caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të mësimit elektronik. Këtë agjendë ju mund ta ndryshoni sipas nevojave tuaja dhe fëmijës suaj, duke u munduar që koha që kalon fëmija juaj të mos jetë e humbur.

Edukimi është shumë i rëndësishëm. Përmes edukimit, ju mund ta bëni botën një vend më të mirë për të jetuar. 

Për më shumë aktivitete, ju mund ta vizitoni databazën http://aktivitetet.toka-ks.org/ që TOKA e ka bërë të hapur për ju. Këtu mund të gjeni shumë aktivitete edukative dhe atraktive që mund t'i zhvilloni me familjen tuaj. 



Më poshtë mund të gjeni agjendën e caktuar për klasën e caktuar. Ju vetëm klikoni në klasën përkatëse të fëmijës suaj, ruajeni në pajisjet tuaja elektronike apo printojeni atë dhe bashkarisht ndërtoni aftësi të dobishme jetësore!

#rrinshpi #mësonshpi

Image
Klasa 9
Image
Klasa 8
Image
Klasa 7
Image
Klasa 6
Image
Klasa 5
Image
Klasa 4
Image
Klasa 3
Image
Klasa 2
Image
Klasa 1