Vullnetarizmi Edukativ vazhdon më fuqishëm me mbështetjen e Bashkimit Evropian!

Image

 

TOKA në bashkëpunim me World Vision Kosovo do të vazhdojnë të implementojnë projektin “Vullnetarizmi Edukativ në Kosovë” të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian edhe për tri vitet e ardhshme!

Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë, mësimdhënësit, mentorët dhe anëtarët e komunitetit, të cilët bëhen bashkë për të përmirësuar vendin ku jetojnë. Të rinjve, Vullnetarizmi Edukativ u jep njohuri e shkathtësi të reja përmes të mësuarit të bazuar në përvojë dhe shërbim, mësimdhënësve dhe mentorëve u ofron shkathtësi të reja për rritje profesionale, ndërsa anëtarëve të komunitetit pjesëmarrje në projektet komunitare. Rrugëtimi i tyre i përbashkët pasqyron të mirën e përgjithshme, qytetarinë aktive dhe fuqizimin e rinisë!

Për më shumë informata ju lutem vizitoni linkun në web: http://toka-ks.org/Al/vullnetarizmi-edukativ/

Ky projekt implementohet ne bashkëpunim me World Vision Kosovo dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.