Haxherja përmes Vullnetarizmit Edukativ dëshiron të ngjallë përgjegjësinë qytetare tek nxënësit e saj!

 Haxherja me koleget e saj Drenushën dhe Sërijen, tash e 2 vite udhëheqin klubin e Super-Vullnetarëve nga shkolla “Zenit” nga Podujeva.

Gjatë kësaj kohe, klubi ka përfunduar disa projekte komunitare, ndërsa Haxherja me kolege kanë fituar shkathtësi të reja të mësimdhënies. Së bashku, kanë pasuruar bibliotekën e shkollës me dollape dhe libra, kanë bërë ngritje të fondeve për të ndihmuar bashkëmoshatarët për festat e fundvitit, kanë pastruar shtratin e lumit Llap dhe kanë ndërtuar ulëse dhe tavolina përreth lumit. Haxherja, Drenusha dhe Sërija si pjesë e këtij programi e kanë marrë epitetin Super-Arsimtare ndërsa nxënësit Super-Vullnetarë!

 

Ky projekt implementohet nga TOKA dhe World Vision Kosovo dhe bashkëfinancohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.