Graniti është pjesë e Vullnetarizmit Edukativ sepse dëshiron që komunitetin e tij ta ndryshojë përmes zërit të rinisë!

Graniti tash e një vit udhëheq klubin e Super-Vullnetarëve “Rin’On” nga qyteti i Ferizajit. Të rinjve të klubit dëshiron që t’u ofrojë përvoja të reja dhe atraktive përmes të mësuarit të bazuar në përvojë, ndërsa së bashku dëshirojnë që të ngrisin zërin e të bëjnë punë të mira me komunitetin.

#Soshtkompliment quhet projekti i tyre i realizuar me sukses, i cili është fushatë vetëdijësuese rreth ngacmimeve seksuale dhe rëndësisë së raportimit të tyre. Ata kanë mbajtur edhe debate për shëndetin mendor, kanë grumbulluar veshmbathje për familjet në nevojë e për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe janë përfshirë në çdo kauzë pozitive komunitare.

Graniti si pjesë e këtij programi e ka marrë epitetin Super-Mentor, ndërsa të rinjtë e klubit Super-Vullnetarë!

Ky projekt implementohet nga TOKA dhe World Vision Kosovo dhe bashkëfinancohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.