DËSHIRON TË BËHESH SUPER-ARSIMTAR/E?

TOKA dhe World Vision Kosovo ofrojnë mundësinë që të merrni pjesë në programin e trajnimit dhe mentorimit për metodat interaktive te edukimit brenda dhe jashtë klasës, duke përdorur metodologjinë e njohur ndërkombëtarisht si Vullnetarizmi Edukativ (Service Learning).

 

Mësimdhënësit në këtë program do të përfitojnë:

- Trajnim falas.

- Fond modest për realizimin e projekteve vullnetare.

- Mentorim 1 vjeçar gjatë udhëheqjes së klubeve të Super-Vullnetarëve.

- Promovim të punës se tyre në media tradicionale dhe sociale.

- Mësimdhënësit do të jenë pjesë rrjetit ndërkombëtar të Vullnetarizmit Edukativ, që i'u ofron mundësinë të marrin pjesë në konferenca dhe gara rajonale.

 

Pjesëmarrja në program ofrohet FALAS!

 

Nga viti 2018 kanë marrë pjesë mbi 40 mësimdhënës në këtë program, nga të cilët:

- 56% kanë deklaruar se e përdorin praktikën e Vullnetarizmit Edukativ edhe në klasat e rregullta me nxënës.

- 78% kanë deklaruar se programi i Vullnetarizmit Edukativ u ka ndihmuar që të përdorin metoda më kreative të mësimdhënies, të praktikojnë inkurajimin pozitiv të të rinjve dhe trajtimin e të rinjve në mënyrë të barabartë.

 

Në këto vegëza mund t'i gjeni disa video të shkurta me shembuj nga kolegët tuaj që janë pjesë e programit.

1. Shkolla Drita, Komuna e Deçanit

2. Shkolla Zenit, Komuna e Prishtinës

3. Infomata nga menaxherja e Programit, Hatixhe Zeka, në KTV

Nëse keni pyetje, na dërgoni mesazh në faqen tonë në Facebook

Të interesuarit mund të aplikojnë në → http://apliko.toka-ks.org/form-view/30

Shënim: Ju duhet të aplikoni bashkë me një koleg/e, pasi që një bashkëpunim me kolegë e rritë qëndrueshmërine e Klubit dhe lehtëson punën tuaj. 

Afati i fundit për aplikim është me 07 qershor 2020!

Ky projekt implementohet nga TOKA dhe World Vision Kosovo dhe bashkëfinancohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Image
Image