DËSHIRON TË BËHESH SUPER-MENTOR/E?

E ke pasion edukimin ose psikologjinë dhe i ke mbi 18 vjet? Dëshiron të krijosh përvojë në lidership dhe menaxhim të projekteve? Ke motiv të bësh ndryshime pozitive në vendin ku jeton? Dëshiron të marrësh pjesë në Trajnimin e Vullnetarizmit Edukativ?

Nëse po, atëherë APLIKO për t’u bërë Super-Mentor/e këtu →http://apliko.toka-ks.org/form-view/31 

TOKA dhe World Vision Kosovo po ofrojnë një mundësi që ju të jeni pjesë e gjeneratës se tretë të udhëheqësve të Klubeve Super-Vullnetare në Kosovë, të cilat zgjasin nga shtatori 2020 deri ne qershor 2021. Ky program ofron trajnim, mentorim dhe grante të vogla për implementimin e projekteve që bëjnë ndryshime pozitive në komunitet.

Shënim: Ju duhet të aplikoni bashkë me një shok/shoqe apo koleg/e. Përvoja e punës apo diploma NUK është e nevojshme për aplikimin në Trajnimin e Vullnetarizmit Edukativ.

Afati i fundit për aplikim është me 07 qershor 2020! Pjesëmarrja në program ofrohet FALAS!

Ky projekt implementohet nga TOKA dhe World Vision Kosovo dhe bashkëfinancohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.