Çmimi Rajonal për Vullnetarizëm Edukativ: Si të aplikoni?

“Çmimi Rajonal për Vullnetarizëm Edukativ”, ka për qëllim të njeh dhe vlerësojë punën e
institucioneve edukative dhe organizatave që janë duke zhvilluar projekte dhe aktivitete vullnetare me elemente edukative.

Çmimet janë:

  • Çmimi i Parë - $1,000;
  • Çmimi i Dytë - $750;
  • Çmimi i Tretë - $500.


Këto para do të përdoren për të zhvilluar më tej Vullnetarizmin Edukativ në komunitetet tuaja. Ndërkaq, secili shtet pjesëmarrës do të japë mirënjohje për semifinalistët në formë të Çertifikatës së Mirënjohjes.

Ky Çmim ka për qëllim:

- Njohjen e mësuesve që përfshihen në projekte dhe nxisin nxënës të angazhohen në qytetari aktive;

- Njohjen e institucioneve edukative dhe organizatave që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet;

- Mbështetje teknike për aplikuesit;

- Mbledhjen e praktikave vullnetare që ndikojnë në zhvillimin e nxënësve dhe të komunitetit në përgjithësi;

- Promovimi i një kulture që bazohet në angazhim qytetar.

 

Kushtet e kërkuara:

1. I hapur për të gjitha shkollat (private ose publike) që në projektet vullnetare i kanë përfshi nxënësit;

2. I hapur për të gjitha organizatat që zhvillojnë projekte vullnetare në të cilat i kanë përfshi nxënësit;

3. Projektet apo aktivitetet duhet të jenë të implementuara përgjatë vitit shkollor 2017/2018 dhe 2018/2019 dhe të përfunduara para datës 30/04/2020;

4. Të aplikohet përmes Formës së Aplikimit e cila duhet të plotësohet elektronikisht dhe jo me dorë (ju rekomandojmë që aplikimit t'i bashkangjiten dëshmi të materialeve të tjera mbështetëse si foto, video, broshura etj…);

5. Forma e dorëzuar të jetë e vulosur dhe e nënshkruar nga drejtuesi/ja më i/e lartë i/e shkollës;

6. Aplikimi të dërgohet vetëm me email në: cee.sl.award@ioskole.net ku në 'Subject' ceket emri i shtetit;

7. Aplikimi të dërgohet deri me datën 31/07/2020.

*Në këtë link mund t'i shkarkoni dokumentet për aplikim.

Ky Çmim organizohet nga Organizata Ndërkombëtare “Interactive Open Schools”(MIOS) dhe partnerët e Rrjetit të Vullnetarizmit Aktiv për Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE SL Network) me mbështetjen e Qendrës Latino-Amerikane për Vullnetarizëm Aktiv (CLAYSS). TOKA është anëtar i rrjetit dhe partner i Çmimit për Vullnetarizëm Edukativ për Kosovë.

Bashkangjituni më 23/06/2020 në ora 14:00 në sesionin e parë informues për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive që keni për procesin e aplikimit.

Linku për regjistrim: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZUsce2grzIqH9SsW0MCSx04g5qpd3XAvASq 

Pasi të regjistroheni, ju do të merrni një konfirmim përmes email-it që përmban informacione për t'u bashkuar në sesionin informues.