TOKA Nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit

Edhe një mundësi e shkëlqyeshme për studentët e Fakultetit të Edukimit!

Fakulteti i Edukimit dhe TOKA kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e metodave të edukimit interaktiv në kuadër të praktikave studentore. TOKA do të ofrojë trajnim, mentorim dhe resurse praktike për studentë gjatë implementimit të praktikës së tyre në semestrin veror 2021.

Nga viti 2015, në programet e TOKAs kanë marrë pjesë mbi 15,000 nxënës, 100 mësimdhënës dhe 200 shkolla. 88% të mësimdhënesve që kanë marrë pjesë në trajnimet e TOKAs kanë deklaruar se trajnimet kanë ndikuar pozitivisht në mësimdhënien e tyre. 

Jemi të lumtur që me këtë bashkëpunim, tani kjo përkrahje do t'i ofrohet edhe mësimdhënësve të së ardhmes.