Super-Qytetarët Aktiv në Mision për Komunitetin

Edhepse në situatë pandemie, klubet e udhëhequra nga të rinjtë mbajtën takimet online dhe përqafuan programin e Super-Qytetarisë Aktive për të krijuar shoqëri të re, zhvilluar aftësi të ndryshme dhe sjellur ndryshim shoqëror në komunitetin që jetojnë. Klubet ja filluan në 7 komuna të Kosovës: në Gjilan, Prishtinë, Shtime, Podujevë, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. 

"Momenti më interesant ka qenë takimi i fundit. Të gjithë Super-Qytetarët ishin të lumtur që kishin kaluar momente kaq të mira në pesë takimet, por në të njejtën kohë edhe pak të trishtuar që nuk do të takoheshim deri pas një muaji." - tha Super-Qytetari nga Prishtina, Lum Fazliu.

Ylla Topojani, një tjetër klubiste nga Prishtina, tha se bashkëpunimi, menaxhimi i kohës, ndërtimin i marrëdhënieve dhe komunikimi janë ndër aftësitë e shumta që i ka zhvilluar gjatë takimeve të klubit. 

Ndërkaq, Elion Ademi,  na tregoi se ka zhvilluar mendimin kritik dhe aktiv gjatë takimeve. 

Super-Qytetarja tjetër, Albina Konjuhi, tregoi për motivimin që takimet e klubit ia kanë përcjellur: “Pjesëmarrja në klub më ka motivuar të vazhdoj të punoj për veten time edhe komunitetin ku unë jetoj.”

Brikena Kqiku,  një tjetër Super-Qytetare nga fshati Dobërqan, Gjilan na tregoi për aftësitë që i ka zhvilluar gjatë takimeve: “Aftësitë e zhvilluara janë mendimi kritik, dëgjimi dhe respektimi i personave.”

Kurse, Gent Jusufi tha se puna në ekip, aftësitë komunikuese, kreative dhe organizative janë disa nga aftësitë e fituara në klub. 

Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv do të rikthehen përsëri edhe në këtë vit dhe ata po përgatisin të bëjnë edhe më shumë për komunitetin e tyre!

Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian dhe është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”