Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit (2) - Mbyllur

KUSH JEMI NE
Misioni i TOKAs është që ta ndihmojë shoqërinë kosovare duke investuar në rininë e saj. TOKA ofron programe të edukimit jo-formal, duke përdorur metoda interaktive të edukimit të të rinjve.

KË PO KËRKOJMË
TOKA po kërkon dy Asistent/e të Projektit me orar të plotë i/e cili/a mund të punojë në një mjedis dinamik të punës, mëson shpejt, është proaktiv/e me ekipin dhe mund të punojë nën presion të kohës. Profili ideal i këtij personi do të ishte dikush që ka shkathtësi të mira organizative, pavarësohet shpejt në realizimin e detyrave, përshtatet lehtë me ekipin dhe tregon potencial që të avancohet brenda organizatës.

PËRGJEGJËSITË
Asistenti/ja e Projektit duhet të sigurohet që të mbështesë, të organizojë dhe të udhëheqë aktivitetete të projektit duke përfshirë:
Mbështetje administrative dhe operuese për zbatimin e projektit; 
Mbështetje logjistike për menaxherët e programeve; 
Realizimin e çdo detyre të nevojshme administrative, si hulumtime dhe korrespondenca; 
Komunikimin me personat të cilët janë pjesë e projektit, partnerët e projektit, shkollat dhe personat relevantë të projektit;
Menaxhimin e pjesëmarrësve për kampe verore, punëtori, konferenca, vizita studimore;
Asistencë në organizimin e kampeve verore, punëtorive, konferencave, vizitave studimore;
Kujdeset për krijimin e materialeve promovuese;
Mban shënime për të gjitha informacionet në lidhje me projektin; 
Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit të projektit; 
Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga mbikëqyrësi/ja.

KUALIFIKIMET
Student/e në shkenca sociale ose i/e diplomuar në shkenca sociale; 
Njohuri të mira kompjuterike, sidomos në programet e Microsoft Office;
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze;
Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe planifikimi; 
Aftësi për të punuar nën presion, në afate të shkurta kohore dhe i/e adaptueshëm në ndryshimin e prioriteteve;
Përvojë të mëparshme në fushën e edukimit dhe punën me të rinj;
Gatishmëria për të punuar në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në një mjedis ekipor;
Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.

Data e synuar e fillimit të punës është 15 mars 2021. TOKA ka një periudhë standarde tre-mujore prove për punësimet e reja. 

APLIKO
Aplikantët e kualifikuar inkurajohen ta plotësojnë formularin në këtë link duke bashkangjitur CV-në dhe duke shkruar letrën e tyre të motivimit (në gjuhën shqipe apo angleze) në të.

Afati i fundit për aplikime: E martë, 16 shkurt në orën 20:00.

Ju lutem, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë do të kontaktohen nga TOKA.