Kampi i Kulturës

Kampi i Kulturës është pjesa përmbyllëse e projektit "Kultura për ndryshuesit e rinj", i cili ka filluar në mars të 2019 dhe pjesë e tij kanë qenë rreth 500 Super-Vullnetarë nga të gjitha klubet aktive në Kosovë, të cilët çdo të shtunë kanë ndjekur ngjarje kulturore të ofruara nga institucionet kryesore kulturore në vend si: Teatri Kombëtar, Muzeu Etnologjik dhe ai Kombëtar, Filharmonia e Kosovës, Galeria Kombëtare e Kino ABC.

Në këtë kamp morën pjesë 30 Super-Vullnetarë, të cilët u trajnuan për të zhvilluar shkathtësi duke punuar në katër projekte të ndryshme kulturore: film, këngë, shfaqje teatrale e ekspozitë fotografie. Projektet u punuan në bashkëpunim me ekspertë nga të gjitha këto fusha të artit, si: Ilir Hasanaj, Jetmir Idrizi, Kaltrinë Zeneli e Fjolla Shaqiri. 
 
Klikoni në linqet mëposhtë për t'i parë projektet e përfunduara:

Filmi

Muzika

Ekspozita e Fotografisë

Shfaqja