Kampi Online "T'i Fuqizojmë Vajzat" - Regjistrohu Tani!

Lajm i mirë për vajzat pjesëmarrëse të projektit 'T'i fuqizojmë vajzat'!

Me 29-30 qershor, TOKA po e organizon një kamp online për ju që doni ta vazhdoni programin e vitit të kaluar.

Numri i pjesëmarrëseve është i limituar dhe ato do të zgjedhen sipas parimit 'e para që aplikon, e para pranohet.'

Plotësoni sa më shpejtë aplikimin.

Afati i fundit është këtë të shtunë, me 27/06/2020 deri në mesditë (ora 12:00).