Kampi i Qytetarisë Aktive

Mentorët më të rinj vazhduan udhëtimin e tyre të dijes me trajnimin e radhës në metodologjinë e “Qytetarëve Aktiv”. Po ashtu, ata kanë realizuar një punëtori ku kanë filluar të përgatisin shtatë pako mirëseardhëse për 7 shkolla të mesme të Kosovës, të cilat do të orientojnë nxënësit e rinj të klasave të 10-ta.

Ky kamp mundësohet nga Bashkimi Evropian dhe është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”.