Apliko tani - Kampi i Super-Vullnetarëve

Kampi i Super-Vullnetarëve do të mbahet me datat 23-26 tetor ku 40 pjesëmarrës të ndarë në 2 grupe do të mësojnë për zhvillimin e aftësive të përfshirjes në grup, zbulim të njohurive të reja, hapja individuale ndaj të tjerëve dhe puna me të tjerët.

Kush mund të aplikojë?
Të rinj të moshës 14-16 vjeç
Të rinj nga e gjithë Kosova
Të rinj që kanë mundësi të mbajnë një kamp online për 4 ditë

Nëse ke dëshirë të zhvillosh aftësitë e tua dhe i përmbush kriteret më lartë, atëherë apliko këtu!

Afati për aplikim zgjatë deri më 18/10/2020.

Ky projekt mundësohet nga "Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).